LAJMI I FUNDIT:

Davidoviq: Kufizimi i përgjimit, mbron të drejtat e njeriut (Video)

Davidoviq: Kufizimi i përgjimit, mbron të drejtat e njeriut (Video)

Në rast të shfuqizimit ose ndryshimit të nenit 175 të Ligjit për komunikime elektronike do të kufizohet mundësia e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim të përgjojë, ndërsa nga ana tjetër do të mbrohen të drejtat dhe liritë e njeriut. Kështu vlerëson avokati Zvonko Davidoviq pas vendimit të Kushtetueses për të vlerësuar kushtetutshmërinë të nenit që e rregullon ndjekjen e komunikimeve.

Gjykata Kushtetuese nuk e di nëse do ta shfuqizojë ose do të propozojë ndryshim të këtij neni, pasi te neni thuhet se operatori është i obliguar ti mundësojë DSK-së menjëherë qasje, në kontinuitet në kohë reale, ku nuk do vërehet se personi i përgjuar është përgjuar dhe menjëherë të jenë në dispozicion materialet për DSK-në. Një vendim i tillë u kritikua që në atë kohë dhe ja u panë pasojat nga bombat” – tha Zvonko Davidoviq, avokat.


Davidoviq kujton se këtë çështje ekspertët e kanë diskutuar në kohën kur është miratuar ligji.
Ata kanë thënë se DSK ka mundësi të pakufizuar për të pasur qasje në pajisjet dhe të kryejë përgjimin e qytetarëve pa kritere të veçanta, me çfarë do të kufizoheshin të drejtat e njeriut.

Vërejtjet e Pribesë janë mundësitë që DSK të përgjoj pa kufizime, pa kritere dhe rregulla të lojës, një organ i cili do të lejojë apo jo përgjimin e tillë nga shkaqe të arsyeshme ose të pajustifikuara, të mbajë kontroll në letër, ta kontrollojë në praktikë funksionimin e DSK-së. Madje shkon aq larg sa DSK mos të ketë shans vetë të posedojë instrumentet e tilla dhe aparate, por kjo të shkojë nëpërmjet operatorëve. Nëse përcaktohen kriteret e sakta dhe rregullat kush mund të përgjohet do të vendoset njëfarë rregulli dhe do të mbrohen të drejtat dhe liritë e njeriut” – u shpreh Zvonko Davidoviq, avokat.

Kushtetuesja duhet ta përgatisë vendimin jo më vonë se 5 korrik dhe pastaj të njëjtin ta dorëzojë në Kuvend, i cili ka 30 ditë afat t’i përgjigjet gjykatës. Më pas Kushtetuesja do të vendosë se si do të prononcohet për këtë nen. Kjo ndodh vetëm një javë para ardhjes së Pribes në Maqedoni dhe pasi kanë kaluar gati dy vjet nga vërejtjet e tij në dokumentin për punën në DSK.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori