LAJMI I FUNDIT:

David Solomon zgjidhet shef i ‘Goldman Sachs’

David Solomon zgjidhet shef i ‘Goldman Sachs’

Banka më e madhe e investimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Goldman Sachs”, pritet që brenda kësaj jave të caktojë presidentin aktual David Solomon në rolin e shefit ekzekutiv, ku do të zëvendësonte Lloyd Blankfein, në një nga postet më të forta ekzekutive në Wall Street.

Solomon konsiderohej si pasardhësi i Blakfeinit që kur u caktua presidenti në muajin mars të këtij viti, por lajmërimi formal nuk pritej të fuqizohet deri në vjeshtë.


“Goldman Sachs” po has probleme me njësinë e tregtimit të derivativëve [sigurim financiar me një vlerë që mbështetet ose rrjedh nga një aktiv ose grup aktivesh bazë] që ka rezultuar shumë më pak përfituese krahasuar me periudhën përpara krizës dhe për të mbuluar këtë hendek, banka është përqendruar te huadhënia drejt konsumatorëve, përcjell Telegrafi.

Solomon është bankier i vjetër i investimeve dhe ka menaxhuar njësinë e tregtimit të obligacioneve mbeturinë [instrumente me të ardhura fikse dhe quhen kështu për shkak të rrezikut të tyre më të lartë të parazgjedhur në lidhje me bonot e investimeve] te banka “Bear Stearns”. Ai iu bashkua “Goldman Sachs” në vitin 1999 dhe më vonë u bë shef i investimeve, ku këtë post e mbajti për më shumë se një dekadë përpara se të bëhej president i bankës.

Bashkëpunimi për barazinë gjinore te punëtorët dhe koordinimi i njësive të ndryshme që i shërbejnë klientëve të njëjtë, janë ndër prioritetet që ai ka bërë të ditur para së të bëhët shef ekzekutiv. /Telegrafi/