LAJMI I FUNDIT:

David Sassoli parashikon anëtarësim të shpejtë të Shqipërisë në BE

David Sassoli parashikon anëtarësim të shpejtë të Shqipërisë në BE

Kreu i parlamentit evropian Davide Sassoli ka parashikuar anëtarësim më të shpejtë të Shqipërisë në BE në një kohë më të shkurtër sesa mendohej deri tani, transmeton tvklan.al

“Ne jemi të vetëdijshëm për progresin e bërë nga Shqipëria, nga qeveria shqiptare. Më duhet të them se këtu në Parlamentin Evropian jemi të kënaqur me këto arritje. Evropa po ju ndjek me pasion. Rezultatet e arritura janë me të vërtetë inkurajuese. Ne vëmë bast për anëtarësimin tuaj në BE, madje edhe me ritme të shpejta sesa ato që janë parashikuar deri më tani”, tha Sassoli.


Sassoli po ashtu potencon reformat që duhet ti bëjë Shqipëria për tu anëtarësuar në familjen e madhe evropiane.

“Natyrisht e dimë mirë që ka nevojë për përmirësime për objektiva që duhen arritur për disa reforma që vendi ka nevojë. Gjithsesi kemi vënë re një përkushtim të vendosur. Ka një dëshirë të madhe për të hyrë në BE, por duhet ende punë për të plotësuar të gjitha ato elemente që kërkohen”, u shpreh ai.

Mesazhi i kryeparlamentarit evropian vjen para mbledhjes së ministrave të Jashtëm evropiane dhe samitit të 6 Tetorit në Slloveni ku pritet të gjenden rrugët për të zhbllokuar veton bullgare që mban peng jo vetëm drejtpërsëdrejti Shkupin, por po ndikon edhe tek nisja zyrtare e negociatave me Tiranën.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori