LAJMI I FUNDIT:

David Luiz shan në italisht Conten, momenti bën xhiron e internetit (Video)

David Luiz shan në italisht Conten, momenti bën xhiron e internetit (Video)
Luiz ka raporte të acaruara me trajnerin Conte

Chelsea nuk ka arritur të nxjerr më shumëse një barazim mbrëmë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kampioni anglez, megjithëse kishte epërsi prej dy golave, në fund është dashur të ndahet i kënaqur me një barazim prej 3-3 me Romën.


Përveç një ndeshje me shumë gola dhe raste për shënim, një video po bën xhiron në internet.

Në fakt, bëhet fjalë për David Luizin i cili në një moment është nxeh me trajnerin Antonio Conte.

Gjatë ndeshjes të Ligës së Kampioneve kundër Romës, ku David Luiz shënoi një gol të shkëlqyer për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, trajneri italian vendosi të zëvendësonte futbollistin brazilian pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Luiz sapo pa numrin në tabelën elektronike, pikërisht në gjuhën italiane fyeu strategun duke i thënë “Vaffanculo Mister (shko në r.s.)”.

Kanë mjaftuar pak minuta që videoja e të sharës të bënte xhiron e internetit.

Ndryshe, Chelsea zë pozitën e parë të renditjes tabelore ndërsa Roma gjendet në vendin e dytë të grupit C. /Telegrafi/