LAJMI I FUNDIT:

Dasma kthehet në tragjedi, çifti amerikan vdes pak orë pasi i thanë “Po” njëri-tjetrit (Foto/Video)

Dasma kthehet në tragjedi, çifti amerikan vdes pak orë pasi i thanë “Po” njëri-tjetrit (Foto/Video)

Një çift i sapomartuar vdiq të dielën herët pasi helikopteri në të cilin ishin gjendur ata u rrëzua në Uvalde të Teksasit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Will Byler dhe Bailee Ackerman Byler ishin në vitin e fundit në Universitetin Shtetëror Sam Houston dhe lajmet për vdekjet e tyre u raportuan për herë të parë nga gazeta e pavarur e universitetit – The Houstonian.


“Me trishtimin më të thellë njoftojmë vdekjen tragjike të dy studentëve Will Byler dhe Bailee Ackerman Byler në një aksident me helikopter”, ka shkruar Houstonian në Facebook të dielën në mbrëmje.

Zyra e Sherifit të Qarkut Uvalde tha në Twitter se kishte marrë një telefonatë në mesnatë të dielën duke raportuar një helikopter të mundshëm të rrëzuar në Uvalde, rreth 100 milje në perëndim të San Antonio, Teksas.

Mediat raportojnë gjithashtu se çifti ka vdekur, së bashku me pilotin, vetëm disa orë pasi i thanë ‘po’ njëri-tjetrit. /Telegrafi/