LAJMI I FUNDIT:

Dasma e përgjakshme! Me plumb në shpatull shkoi në altar, pasi burri nga India u qëllua në ceremoni (Foto)

Dasma e përgjakshme! Me plumb në shpatull shkoi në altar, pasi burri nga India u qëllua në ceremoni (Foto)

Sezoni tradicional i dasmave në vendin e Azisë Lindore ka nisur, me shumë çifte që po nxitojnë të lidhin kurorë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Badal, 25 vjeç, dhe e fejuara e tij ishin ndër ata të kapur në ethet e dasmës. Megjithatë, askush nuk priste pengesat që Badal do të duhet të kapërcejë në rrugën e tij për të filluar një familje.


Dhëndri ishte në karrocë me anëtarët e familjes së tij që kërcenin rreth tij, rreth 400 metra larg vendit të dasmës në Delhin jugor, kur dy burra të paidentifikuar u ngjitën në karrocë dhe qëlluan Badalin në shpatull.

Së pari ai nuk e kuptoi plotësisht se çfarë kishte ndodhur.

“Kur ndjeu një si djegie dhe gjak në shpatullën e tij, ai zbriti nga karroca dhe u tregoi anëtarëve të familjes së tij. Deri në atë kohë, sulmuesit kishin ikur”, ka thënë një oficer i policisë që po punon në këtë rast.

Ai u dërgua me shpejtësi në një spital lokal për trajtim.

Megjithatë, mjekët nuk mund ta largonin plumbin nga shpatullat e tij menjëherë dhe duhej një kirurgji më e komplikuar.

Pas tre orësh të trajtimit dhe fashave, por ende me një plumb në shpatullën e tij, Badal përfundimisht u largua për në ceremoninë e dasmës.

“Plumbi është i mbërthyer në mes të eshtrave të shpatullave. Mjekët do të duhej të bëjnë një punë jo të lehtë në kirurgji”, citohet të ketë thënë Vijay Kumar, një zëvendës komisioner i policisë në Delhi. /Telegrafi/