LAJMI I FUNDIT:

I dashuri i Bebe Rexhës, Keyan Safyari fiton një çmim “Emmy” si drejtor i fotografisë për shfaqjen e Adele

I dashuri i Bebe Rexhës, Keyan Safyari fiton një çmim “Emmy” si drejtor i fotografisë për shfaqjen e Adele

Është mbajtur mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve, “Creative Arts Emmy Awards 2022”.

Kjo ngjarje i paraprin mbrëmjes kryesore të ndarjes së çmimeve, “Emmy Awards 2022”, që do të mbahet më 12 shtator në Los Angeles.

Mes shumë producentëve, drejtorëve të fotografisë e prodhuesve televizivë, i shpërblyer me çmim nga kjo mbrëmje ka dalë edhe i dashuri i këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, Keyan Safyari.


Bebe Rexha dhe Keyan Safyari (Foto: Sammy Dean)

Keyan Safyari është drejtor i fotografisë me famë ndërkombëtare dhe pronar i produksionit ‘Moving Images Entertainment’.

Bebe Rexha mahnit me dukjen elegante në MTV Video Music Awards 2022
Lexo po ashtu Bebe Rexha mahnit me dukjen elegante në MTV Video Music Awards 2022

Ai ka fituar çmimin për “Drejtimin teknik më të shquar për kamerë dhe kontroll fotografie”, në “Creative Arts Emmy Awards 2022” për kinematografinë e tij në shfaqjen “Adele: One night Only”.

Foto: Keyan Safyari/Instagram

I lumtur për çmimin, Safyari shkroi në Instagram: “Fitova një çmim Emmy sonte dhe ishte më se i merituar për një spektakël fantastik që u përball me një mori sfidash. Urime të gjithë ekipit.

Edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, u kujdes për një dedikim në InstaStory, duke uruar të dashurin e saj për këtë çmim të madh.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Urime për dashurinë time, Keyan Safyari që fitoi një çmim Emmy për këtë spektakël fantastik”, shkroi 33-vjeçarja në InstaStory.

Kujtojmë që lidhje e Bebe Rexhës me drejtorin e fotografisë u bë publike në verën e vitit 2020. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Kalo në kategori