LAJMI I FUNDIT:

Me “Dasht’ me dasht’ me dasht’”, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë (Video)

Me “Dasht’ me dasht’ me dasht’”, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë (Video)

Të premten, më 20 tetor 2017, prej orës 19:00 vjen filmi “Me dasht’ me dasht’ me dasht’, i regjisorit Ilir Hasanaj, si premierë për herë të parë në Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë.

Filmi është incizuar në kuadër të projektit të performancës artistike “Baushtellë: Balkan Temple”. Filmi ka marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Dokufestit, ku edhe e fitoi çmimin e publikut.


Ky film flet për një çift të ndarë rishtas të cilët përpiqen ta gjejë një mënyrë për të punuar dhe jetuar bashkë në një projekt performance arti me 30 artistë që udhëtojnë nëpër 3 shtete. Ata janë të shoqëruar nga një adoleshent i humbur, i cili është i zhgënjyer nga jeta.

Filmi është produksion i Kosovës. Në rolet kryesore vijnë Edona Vatoci, Arbër Salihu dhe Genc Hasanaj. /Telegrafi/