LAJMI I FUNDIT:

DASH: Qeveria e kaluar në Maqedoni ka ndërhyrë në çështjet fetare

DASH: Qeveria e kaluar në Maqedoni ka ndërhyrë në çështjet fetare

“Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish qeveria e drejtuar nga OBRM-PDUKM, ka favorizuar Kishën Ortodokse – Kryepeshkopata e Ohrit”, thuhet në raportin vjetor për liritë fetare në Maqedoni për vitin 2016 të bërë publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Në raport theksohet fakti që Kushtetuta e Maqedonisë ndalon diskriminim fetar dhe i garanton liritë dhe shprehjet fetare, por megjithatë vetëm pesë komuniteteve fetare janë të përmendura në Kushtetutë. Sipas raportit fetë tjera duhet patjetër të miratohen në Gjykatë që të regjistrohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Gjykata për regjistrim të komuniteteve ka refuzuar një aplikim, ka pranuar një tjetër, ndërkaq për dy të tjera ende nuk ka pranuar”, thuhet në raport duke shtuar se është refuzuar aplikimi i komunitetit bektashi në Tetovë dhe se Bashkësia Fetare Islame (BFI) është ankuar se Qeveria vazhdon në mënyrë ilegale t’i përgjojë liderët e saj.

DASH thekson se komunitetet më të vogla fetare të regjistruara dhe kishat të cilat nuk janë të përfshira në Kushtetutë, ankohen se qeveria nuk ka trajtim të njëjtë ndaj tyre.

Organizatat qytetare, siç është Komiteti i Helsinkit dhe grupet më të vogla religjioze, vlerësojnë se qeveria përzihet në çështjet fetare dhe se shpesh herë e politizon religjionin, thuhet në raport ku përmendet pjesëmarrja e ish-kryeministrit dhe ministrave, në vendosjen e gurthemeleve të objekteve fetare.

Në raport përmendet se xhamitë dhe kishat shpesh herë janë në shënjestër të grabitjeve, ndërkaq përmendet edhe antisemitizmi i gazetarit Milenko Nedellkovski, të përhapur në rrjetet sociale.

Sa i përket lirive fetare në botë, raporti thekson se grupi xhihadist “Shteti Islamik” është një nga kërcënimet më të mëdha për liritë fetare në mbarë botën dhe është përgjegjëse për gjenocid.

Ne raportin vjetor të DASH është analizuar gjendja e lirive fetare në 199 vende në botës gjatë vitit 2016, dhe janë listuar edhe përpjekjet që ndërmarrin SHBA-të për të mbrojtur këto të drejta.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori