Darwin Nunez prodhoi huqjen e vitit, nuk shënoi nga pesë metra në portën e zbrazët kundër Ajaxit

Sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez bëri një nga huqjet e sezonit për Liverpoolin kundër Ajaxit të mërkurën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Nunez ka pasur vështirësi përpara portës që nga koha kur u transferua te Reds për 85 milionë funte nga Benfica në verë.
Uruguaiani ka bërë paraqitje të mira dhe jo të mira, ndonjëherë premtuese, por më pas është fajtor për humbjen e një numri mundësish të pastra.
Nunez hit the post from here.. we got lucky. pic.twitter.com/JmRHYS3D03
— ??? ???? ? (@TheEuropeanLad) October 26, 2022
Por, rasti i humbur i tij më i keqi erdhi në Johan Cruyff Arena kur ai pati një shans të artë për të kaluar Liverpoolin në epërsi 2-0.
Reds kaluan në epërsi përmes Mohamed Salah, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit të Jordan Henderson, por Nunez nuk mundi të ruante qetësinë e tij nga një shans shumë më i lehtë.
Liverpooli ndërtoi një lëvizje të mirë dhe topi iu dha Roberto Firminos nga Andy Robertson. Braziliani ishte tepër altruist dhe vendosi ta pasonte topin te Nunez.
Megjithatë, edhe pse e gjithë porta ishte e hapur, Nunez goditi në mënyrë të pashpjegueshme shtyllën nga rreth pesë metra dhe prodhoi njërën nga huqjet më të mëdha të një rasti. /Telegrafi/


















































