LAJMI I FUNDIT:

Dardania bëhet Eurosig – emër i ri, traditë e vjetër

Dardania bëhet Eurosig – emër i ri, traditë e vjetër

Kompania e Juaj e Sigurimeve “Dardania” nga dhjetori 2015 do ta ndryshojë emrin, por do ta mbajë vazhdimësinë dhe traditën e punës së saj. Ndryshimi i emrit të Kompanisë do ta përparojë edhe më tej qasjen tonë ndaj klientëve, si dhe ofertën e bashkëpunimit me Ju.

Kompania e Sigurimeve “Dardania”, do të shndërrohet në Kompania e Sigurimeve “EUROSIG”, emër i cili do jetë bartës i projekteve tona dhe tuaja për bashkëpunim.

Ky investim shqiptar do ta zgjerojë shtrirjen gjeografike të EUROSIG-ut nga Shqipëria edhe në Kosovë, por duke punuar gjithnjë në drejtim të integrimit në sistemin e përbashkët evropian të kompanive të sigurimeve. Meqenëse që të dyja, EUROSIG-u në Shqipëri me EUROSIG-un në Kosovë, ndajnë vlerat e njëjta në lidhje me implementimin e standardeve evropiane të sigurisë dhe të cilësisë së shërbimit, atëherë integrimi i tyre do të jetë një vizion dhe mision i arritshëm.

Kompania e Sigurimeve “EUROSIG”, me emër të ri, por me traditë të vjetër, do të ofrojë vazhdimësi të punës në relacion me të gjithë klientët e saj dhe do të ofrojë gjithashtu shërbime më cilësore duke u  bazuar në standardet evropiane.

Ndryshimet mund të janë të rëndësishme dhe të dobishme, mirëpo ato nuk do të kanë ndikim në cilësinë e punës dhe në marrëdhënien e afërt me klientët, të cilët do të janë prioriteti ynë.

Si edhe deri me tani, stafi i Kompanisë sonë do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e sigurisë Tuaj në jetën e përditshme, dhe ne Ju ftojmë njëkohësisht edhe Juve që të vazhdojmë këtë traditë.

Së bashku do ta bëjmë të ardhmen tonë më të sigurt.