LAJMI I FUNDIT:

Dardan Sejdiu: 40 për qind e popullatës së Kosovës janë të papunë

Dardan Sejdiu: 40 për qind e popullatës së Kosovës janë të papunë

Deklaratat për rritje ekonomike dhe përmbushje të objektivave që i ka dhënë Kryeministri i Kosovë, Isa Mustafa, kur ka folur për arritjet e qeverisjes së tij, i ka hedhur poshtë nënkryetari i Komunë së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Dardan Sejdiu.

Sejdiu ka thënë se deklaratat e kryeministrit Musatafa nuk qëndrojnë dhe se, sipas tij, Kosova jo që nuk ka zhvillim të duhur ekonomik, por vazhdon të jetë shteti me i varfër në Evropë.


“Rreth 40 për qind e popullatës, e cila është në gjendje të punojë, është e papunë. Jemi duke folur për vendin i cili e ka disbalancin më të madh tregtar në rajon dhe Evropë. Dymbëdhjetë fish më shumë importojmë sesa që eksportojmë. Nuk kemi industri prodhuese. E gjithë ekonomia është e bazuar në import, rrjedhimisht i gjithë buxheti mbushet nga Dogana dhe kur flasim për rritje, krejt këto elemente ky kryeministër i abstrahon”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu, duke folur për deklaratat e kryeministrit Mustafa, ka theksuar se ministrat e kabinetit qeveritar nuk janë të interesuar që të zgjidhin probleme ekonomike, por siç u shpreh ai “ata janë të interesuar të flasin për higjiena administrative”.

“Kemi disbalancin më të madh në Evropë, importojmë rreth 400 milionë vetëm nga Serbia. Kjo është shuma e parave që vjen prej bashkatdhetarëve tanë. Pra, jemi duke parë një pëlhurë, e cila nuk e ka asnjë dallim praj asaj që e kemi pasur në 15 vjetët e fundit”, është shprehur Sejdiu për Radion Evropa e Lirë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Ekonomi
Kalo në kategori