LAJMI I FUNDIT:

Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij akuzohen për sulm ndaj ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi

Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij akuzohen për sulm ndaj ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi

Një përleshje fizike që kishte ndodhur pas një debati të zhvilluar në televizionin T7, më 11 shtator 2019, në mes të kryetarit të Partisë Socialdemokrate (PSD) Dardan Molliqaj, shoqëruesit të tij Fatos Sahiti dhe ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi, ka bërë që prokuroria të ngrisë një aktakuzë për këtë rast.

Debati i 11 shtatorit 2019, në mes Molliqajt dhe Abazit, ishte zhvilluar me tensione e ofendime, që kishin ndikuar që pas debatit të përfundonin me përleshje fizike.


Abazi: Molliqaj më ka sulmuar jashtë studios
Lexo po ashtu Abazi: Molliqaj më ka sulmuar jashtë studios

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 14 shkurt 2020, për veprën penale “sulmi” ka akuzuar Dardan Molliqajn dhe shoqëruesin e tij, Fatos Sahitin.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 14.02.2020, ka ngritur Aktakuzë ndaj personave me inicialet F.S., dhe D.M., në drejtim të veprës penale “Sulmi”, nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Molliqaj mohon përleshjen me Haki Abazin
Lexo po ashtu Molliqaj mohon përleshjen me Haki Abazin

Prokurori i çështjes, rastin e ka proceduar në Gjykatën Themelore në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.”, thuhet në përgjigjen e Ulajt. Për këtë rast, në media ishin publikuar edhe pamjet e kësaj përleshje në mes Molliqajt, shoqëruesit të tij dhe Haki Abazit.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori