LAJMI I FUNDIT:

Dardan Islami: Tri komunat veriore asnjëherë nuk kanë qenë tonat, s’kemi shtëpi as varre atje (Video)

Dardan Islami: Tri komunat veriore asnjëherë nuk kanë qenë tonat, s’kemi shtëpi as varre atje (Video)

Analisti Dardan Islami ka thënë se ndarja e Kosovës nuk e kënaq asnjërën palë, por është një opsion i mesëm dhe jo i keq.

Islami në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se diplomacia e fshehtë gjithmonë fillon vite më herët, nga ato që dalin në publik.


“Nga viti 2004 ka pasur takime të vazhdueshme nga politikanët tanë, për opsionin e ndarjes”.

Islami ka thënë se opsioni i këmbimit të territoreve nuk është opsioni më i keq i mundshëm, pasi ka edhe më të këqija nga tre-katër skenarët e mundshëm.

“Opsioni i këmbimit të territoreve është një opsion i mesëm, në fletoren time nuk është i keq, duke pasur parasysh se ka edhe opsione më të këqija”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Islami ka thënë kufijtë duhet të kthehen ashtu siç kanë qenë dhe nuk kemi nevojë as të marrim as të japim territore.

“Komunat veriore, të jemi të sinqertë, asnjëherë nuk kanë qenë tonat. Nuk kemi shtëpia aty, as varre dhe as kurrë nuk kemi pasur”, ka deklaruar analisti duke thënë se ky ka qenë një skenar i Ali Shukriut e Sinan Hasanit me shokë.

“Ali Shukriu me kolegë të vetë kanë iniciuar këtë ide që t’i fusim këto tri komuna në Kosovë që të rrisim popullsinë serbe, dhe në anën tjetër t’ia këpusim Kosovës një pjesë dhe t’i largojmë disa shqiptarë që të balancohet popullata dhe të rriten kolonistët”, tha analisti Dardan Islami./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori