LAJMI I FUNDIT:

DAP: Mbështetje prej mbi 10 milion euro kanë marrë 7.710 kompani

DAP: Mbështetje prej mbi 10 milion euro kanë marrë 7.710 kompani

Drejtoria e të Ardhurave Publike informon se kërkesat për ndihmë financiare të 7.710 ndërmarrjeve në vlerë prej 659,324,245 denarë ose 10.7 milion EUR janë përpunuar dhe aprovuar.

“Që nga sot, Drejtoria e të Ardhurave Publike ka aprovuar dhe përpunuar gjithsej 17.813 kërkesa për ndihmë financiare ndërmarrjeve për pagimin e pagave për muajin prill 2020 për 110.325 punonjës, dhe shuma totale e ndihmës financiare është 1.545.193.018 denarë”, thuhet në deklaratën e DAP.

Nga Drejtoria shtojnë se vazhdon të përpunojë më tej kërkesat kompanive të tjera që kishin mangësi teknike në llogaritjen MPIN./Telegrafi/