LAJMI I FUNDIT:

Danimarka urdhëroi Rusinë të zvogëlojë numrin e personelit në ambasadën në Kopenhagë

Danimarka urdhëroi Rusinë të zvogëlojë numrin e personelit në ambasadën në Kopenhagë

Danimarka ka vendosur të kufizojë numrin e diplomatëve rusë në ambasadën e saj në Kopenhagë në pesë dhe numrin e personelit administrativ në 20, duke e detyruar Moskën të tërheqë një pjesë të stafit të saj.

“Vendimi për të zbatuar parimin e barazisë për sa i përket madhësisë së dy ambasadave do të thotë se Ambasada Ruse në Kopenhagë duhet të zvogëlojë numrin aktual të stafit të saj”, shkruan në deklaratë.


Vendimi për uljen e stafit duhet të zbatohet deri më 29 shtator, raporton abcnews.

Për momentin nuk dihet se sa diplomatë dhe personel tjetër duhet të largohen nga ambasada ruse.

Danimarka dhe Rusia kanë negociuar rreth vizave për punonjësit në ambasadën daneze në Moskë për një kohë të gjatë në mënyrë që të ruajnë funksionimin e mirë të ambasadave, si në Rusi ashtu edhe në Danimarkë, thuhet në njoftimin për shtyp.

Negociatat nuk dhanë fryte për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të palës ruse që viza tu lëshohen edhe zyrtarëve të inteligjencës ruse, shpjegoi ministria e Jashtme daneze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori