LAJMI I FUNDIT:

Danezi deshi ta provonte shpejtësinë e Lamborghinit sapo e mori të ri nga salloni – përfundoi në radarin e policisë dhe mbeti pa të

Danezi deshi ta provonte shpejtësinë e Lamborghinit sapo e mori të ri nga salloni – përfundoi në radarin e policisë dhe mbeti pa të

Është e natyrshme që një koleksionist të dëshirojë ta ketë edhe këtë super-makinë, por kjo nuk do të thotë që ju duhet ta provoni menjëherë fuqinë e tij maksimale – aq më pak në këtë mënyrë.

Sidoqoftë, këtë e ka bërë një zotëri, të cilit iu sekuestrua Lamborghini Huracan i ri nga policia daneze menjëherë pasi u largua nga salloni i shitjeve, përcjell Telegrafi.


Burri i paidentifikuar, që besohet të jetë një shtetas irakian që banon në Norvegji, u kap duke lëvizur me shpejtësi 236 km/h në një shtrirje të autostradës me një kufi shpejtësie prej 130 km/h, njoftoi një gazetë daneze të premten.

Sipas gazetës Nordjyske, burri kishte blerë “bishën” vetëm disa orë më parë në Gjermani për 310,000 dollarë dhe ishte duke shkuar në shtëpi për në Norvegji.

Fatkeqësisht, ai zgjodhi të vërë këmbën më gjatë se që duhet në “pedalin e shpejtësisë”.

Kështu, ai u bë viktimë e një ligji të ri danez, të miratuar më 31 mars, sipas të cilit policia mund të konfiskojë automjetet e shoferëve “të pamatur” dhe t’i shesë në ankand. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Auto
Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Auto
Rikthehet Ford Taurus

Rikthehet Ford Taurus

Auto
Shoferi i një veture Ford Mustang tentoi të futej në një garazh – por e harroi derën e veturës hapur

Shoferi i një veture Ford Mustang tentoi të futej në një garazh – por e harroi derën e veturës hapur

Auto
Kalo në kategori