LAJMI I FUNDIT:

Damati: Patriotizmi më i madh është kur respekton ligjet dhe kushtetutën

Damati: Patriotizmi më i madh është kur respekton ligjet dhe kushtetutën

Qytetarët e Mitrovicës në 11 vjetorin e Ditës së Kushtetutës u shprehen të pakënaqur me respektimin e saj.

Ata thonë se kushtetutën nuk po e respektojnë as vetë hartuesit e saj dhe pushtetarët, ndërsa potencuan se ajo nuk është e tërësishme, pasi që nuk zbatohet edhe në pjesën veriore të Kosovës.

Qamil Musliu, qytetar i Mitrovicës, ka bërë të ditur se kushtetuta nuk po respektohet sa duhet si nga qytetarët, ashtu edhe nga qeveritarët.

Sipas tij, veriu i vendit nuk është duke funksionuar sipas kushtetutës, ndërsa për këtë ka fajësuar udhëheqësit politikë.

“Kushtetuta është obligim i qytetarëve, por edhe i qeveritarëve. Nuk është duke u respektuar sa duhet…Më shumë nga qeveritarët, por edhe qytetarët nuk janë duke e respektuar…Në tërësi territori i Kosovës është shtet sovran i pavarur, mirëpo nuk është duke funksionuar ashtu siç duhet me kushtetutë…Pjesa veriore nuk qeveriset nga kosovarët…Faji është në udhëheqësin tonë”, ka thënë Musliu.

Asllan Istrefi, qytetar, ka potencuar se ligjvënësit në Kosovë shkelin ligjin të cilin e kanë hartuar vetë.

“Mund t’ju them lirshëm dhe pa dro se ata të cilët e kanë nxjerr kushtetutën janë duke e shkelur. Fajësojnë pastaj qytetarët. Do të thotë ligjvënësit e shkelin ligjin që e nxjerrin vet prandaj ne qytetarët duhet të bëjmë veç seri, sepse s’kemi çka bëjmë, s’na pyet dhe as s’na përfillë askush”, theksoi Istrefi.

Edhe Jahir Delijaj, një qytetar tjetër i Mitrovicës, konsideron se kushtetuta nuk zbatohet dhe shkelet, posaçërisht prej atyre që duhet ta respektojnë. Ai mos zbatimin e saj e ka përmendur sidomos në pjesën veriore të vendit.

“Mendoj se nuk zbatohet, shkelet, posaçërisht prej atyre që duhet ta respektojnë. Shkelet nga hartuesit e kushtetutës. Pastaj nuk zbatohet sidomos këtu në Mitrovicë, sepse dalim në pjesën veriore dhe shohim se sa punohet dhe si punohet…Në vend se të punojmë, të respektojmë, të ecim përpara, sepse kemi ngelur shumë prapa ne merremi me gjëra të kota”, tha Delijaj.

Në anën tjetër, avokati Musa Damati,  duke e quajtur akt patriotik respektimin e kushtetutës, thotë se ajo është shkelur në masë të konsiderueshme nga një numër i madh i zyrtarëve publikë në Kosovë. Sipas tij, në shtetet moderne nuk mund të ekzistojë patriotizëm më i madh sesa respektimi i ligjeve dhe i kushtetutës.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përbërë në tërësi nga 162 nene dhe 14 kapituj, në këtë 11 vjetor të jetëgjatësisë së saj, mendoj se është shkelur në masë të konsiderueshme nga një numër i madh i zyrtarëve publikë. Dhe mesazhi i vetëm të cilin duhet ta përçojmë… është të potencojmë faktin se në shtetet moderne nuk mund të ekzistojë patriotizëm më i madh sesa respektimi i ligjeve dhe i kushtetutës e cila shërben si bazë për ngritjen dhe funksionimin e një shteti normal”, u shpreh Damati. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori