Dallimi në mes të karbohidrateve komplekse dhe atyre të thjeshta
Sistemi i tretjes shpërbën dhe e shndërron niseshtenë në glukozë e cila i shërben çdo qelize trupore si një burim i energjisë. Karbohidratet i ndajmë në dy grupe - komplekse dhe të thjeshta.
Ato dallojnë për nga përbërja e tyre kimike. Të dy llojet e karbohidrateve përmbajnë 4 kalori në 1 gram, dhe të dyja konvertohen në glukozë.
Karbohidratet e thjeshta apo sheqernat e thjeshta shpërbëhen shumë shpejt dhe përmbajnë shumë pak vitamina dhe minerale esenciale.
Megjithatë, disa ushqime me veti të shkëlqyera ushqyese përmbajnë karbohidrate të thjeshta, siç janë lëngjet e frutave, qumështi, mjalti dhe jogurti.
Karbohidratet komplekse shpërbëhen më ngadalë dhe përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale. Shembuj të karbohidrateve komplekse përfshijnë perimet, drithërat, bollguri, orizi ngjyrë kafe dhe makaronat nga gruri i papërpunuar.
Nuk ka karbohidrate të këqija, por vetëm tepër të përpunuara. Ato i gjejmë në bukë të bardhë, makarona të bardhë, pasta dhe meze të ndryshme.
Sa i përket reaksionit trupor ndaj karbohidrateve, është e rëndësishme të përmendet indeksi glikemik. Ai i klasifikon karbohidratet në grupe sipas shpejtësinë së rritjes së niveleve të sheqerit në gjak brenda 2-3 orëve pas shpërbërjes së karbohidrateve në glukozë.
Karbohidratet e thjeshta shkaktojnë një rritje të shpejtë të nivelit të glukozës në gjak, me ç’rast pankreasi duhet të fillojë shumë shpejt ta lirojë insulinën. Pas ca kohe, niveli i glukozës në gjak fillon të bjerë në mënyrë drastike, dhe ju ndieni një rënie në nivelet e energjisë dhe disponimit.
Karbohidratet komplekse, për dallim nga ato të thjeshta, shpërbëhen më ngadalë dhe kanë një indeks glikemik më të ulët.
Kjo do të thotë se pas konsumimit të karbohidrateve komplekse niveli i sheqerit do të fillojë të rritet në mënyrë drastike, niveli i energjisë do të jetë stabil, ndërsa disponimi juaj nuk do të ndryshojë në mënyrë të menjëhershme.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën