Stilistja e flokëve Sophia Hilton thotë që qitja e balsamit në flokë të ngjyrosura – është humbje kohe

Ajo thotë që nëse rregullisht i ngjyrosni flokët dhe i trajtoni me aparate të cilat emetojnë nxehtësi (tharësja e flokëve, presa e flokëve...), balsami i flokëve nuk ka kurrfarë efekti.


Në vend të kësaj, ajo këshillon që të përdorni maskën për flokë, sepse ajo është “më e fortë dhe më e mirë”, përkatësisht më mirë i ushqen flokët.

“Maskat për flokë përmbajnë më pak grimca, prandaj edhe qimja më lehtë i absorbon dhe qëndrojnë më gjatë të ushqyera”, thotë Sohpia.

Ajo nuk është ekspertja e vetme e cila mendon kështu – të njëjtin mendim e ka edhe stilisti i flokëve Earl Sims, transmeton Telegrafi.

Dallimi midis maskës dhe balsamit për flokë

“Për shkak të ngjyrosjes dhe nxehtësisë flokët nuk përmbajnë më vaj natyral. Maskat ndihmojnë që flokëve t’u kthehet shkëlqimi dhe që të zvogëlohet dëmi i shkaktuar me ngjyrosje dhe nxehtësi”.

Megjithatë, ai shton që e gjitha varet nga tipi i flokëve.

“Te flokët e shëndetshme, përdorimi i maskave në vend të balsamit mund të jetë e tepërt, mirëpo nëse flokët janë në gjendje të keqe, atëherë maska do t’u ndihmojë”.

Sophia thekson që përdorimi i maskës në vend të balsamit do të bëjë dallim të madh nëse shpesh i ngjyrosni apo i zbardhni flokët.

“Me atë rast do t’ju propozoja të përdorni maskën çdoherë kur i lani flokët”, thotë ajo dhe shton që flokëve, të cilat nuk janë të ngjyrosura dhe të cilat nuk trajtohen shumë, nuk u janë të domosdoshme maskat. /Telegrafi/