LAJMI I FUNDIT:

Dalin para Gjykatës ‘ushtarët’ e Lavdrim Muhaxherit

Dalin para Gjykatës ‘ushtarët’ e Lavdrim Muhaxherit

Dy personat që u arrestuan gjatë aksionit të Policisë së Kosovës ditën e diel dolën sot para gjyqtarit të procedurës paraprake për caktimin e masës së sigurisë.

L.G. dhe A.A sipas prokurorisë ishin pjesë e grupit prej 7 personave që dyshohen për përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë.


Prokurorja e rastit Merita Bina-Rugova ka kërkuar masën e paraburgimit për të arrestuarit ndërsa kjo është kundërshtuar nga mbrojtja.

Afrim Salihu, avokat i të dyshuarit L.G., tha se nuk ka asnjë arsye se pse të mbrojturit të tij t’i caktohet masa më e rëndë.

“I mbrojturi im në ditën kritike gjatë bastisjes ishte paraqitur vullnetarisht edhe pse nuk kishte qenë në shtëpi pas telefonatave nga Policia e Kosovës ishte paraqitur vullnetarisht dhe Salihu tha se prokuroria nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për të argumentuar pretendimin e saj.

“Për momentin Prokuroria e Shtetit nuk ka prova të detajuara, janë vetëm disa incizime çështja vetëm supozohet se është kryer, nuk ka fakte ose argumente me të cilat do të fuqizohej kjo kërkesë për caktimin e paraburgimit dhe ne ende nuk kemi”, shtoi ai.

Salihu tha se gjykatës i ka propozuar masë më të lehtë se paraburgimi ndërsa nëse caktohet paraburgimi paralajmëroi ankesë.

Prokuroria thotë se të dyshuarit sipas udhëzimeve të ish-udhëheqësit të shqiptarëve në Siri Lavdrim Muhaxheri gjatë muajve shtator-tetor 2016 kishin planifikuar sulme terroriste së pari në Kosovë e pastaj edhe në Ballkan.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit kishin cak institucionet e sigurisë, të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë vendin dhe të shkatërrojnë strukturat ekonomike, politike dhe financiare. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori