Bastisen dy lokacione në Prishtinë, konfiskohen dy revole dhe 230 fishekë

Policia e Kosovës ka realizuar bastisje në dy lokacione në Prishtinë, në kuadër të hetimeve lidhur me një rast të ngacmimit seksual.
Gjatë bastisjeve, të kryera më 15 gusht, janë gjetur dhe konfiskuar dy revole, 224 fishekë të kalibrit 7.65, si dhe gjashtë fishekë me gas.
Po ashtu, policia ka konfiskuar edhe një palë pranga me çelësa.
Lidhur me rastin, një i dyshuar është arrestuar. Pas intervistimit nga organet kompetente, ai është dërguar në mbajtje.
Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
48 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































