Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër.
Dardanët do të përballen me helvetikët më 9 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Biletat do të jenë në shitje në pesë sektore Veri dhe Jug që kushtojnë 5 euro, në Lindje 10 euro, në Perëndim 20 euro dhe bileta më e shtrenjtë është ajo VIP që shitet 80 euro.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, e cila zhvillohet më datë 9 shtator 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, dalin në shitje sot në orën 13:00. Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:
Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.
VINI RE!
Një person mund të blejë deri në katër bileta.
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.
Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.
Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.
Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).
Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.
Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).
Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich
Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij
"Manchester City është ekipi më i mirë në botë, luan futboll më mirë" - Rodrigo flet për finalen dhe mënyrën si erdhën deri aty
Ylli i Man City i vetofrohet Barcelonës
Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete