LAJMI I FUNDIT:

Dalin në qarkullim kartëmonedhat e reja të lekut – elementet që i dallojnë nga të vjetrat

Dalin në qarkullim kartëmonedhat e reja të lekut – elementet që i dallojnë nga të vjetrat

Banka e Shqipërisë hodhi në qarkullim dy kartëmonedhat e serisë së re, përkatësisht prerjet 200 dhe 5,000 lek. Kartëmonedhat e reja përmbajnë të njëjtën tematike pasi në to shfaqen figurat më të rëndësishme të Shqipërisë.

Po nga ndryshojnë kartëmonedhat e reja nga ato të vjetra?


Kartëmonedhat e reja janë ridizenjuar si dhe u janë shtuar elementët e sigurisë. Ndërsa materiali ka ndryshuar vetëm për 200 lekëshin, ai nuk është më prej pambuku, por është prej polimeri pra plastiku. Një material i tillë i rrit jetëgjatësinë kësaj kartëmonedhe, e cila është edhe prerja më e përdorshme.

Leku... një shekull i shkruar gabim!
Lexo po ashtu Leku... një shekull i shkruar gabim!

Ndërsa kartëmonedha 5,000 lekëshe ka ndryshuar madhësi, ajo është pak më vogël duke e bërë kështu më të lehtë vendosjen e saj në portofol si dhe i janë shtuar shtatë element sigurie.

Për herë të parë në historinë e lekut shqiptarë do të pritet dhe kartëmonedha 10,000 lekëshe. Kalendari i hedhjes në qarkullim për kartëmonedhat e tjera do të jetë një proces në vazhdim nga viti 2020 e deri në vitin 2022.

Deri më tani kartëmonedhat 200 dhe 5,000 lekëshin janë tërhequr nga disa banka të nivelit të dytë. Në ditët të vijim pritet të qarkullojnë në duart e qytetarëve.

Për kartëmonedhat ekzistuese qytetarët nuk kanë përse të shqetësohen ato do të vazhdojnë të përdoren si mjet pagese bashkë me kartëmonedhat e reja.