LAJMI I FUNDIT:

Leku… një shekull i shkruar gabim!

Leku… një shekull i shkruar gabim!

Valuta e Shqipërisë, Leku, për herë të parë u fut në përdorim në vitin 1924, nga Ahmet Zogu. Disa burime thonë se emërtimi i tij vjen për nder të Aleksandrit të Madh, që ndryshe quhet edhe Leka i Madh ndër shqiptarët, kurse një burim tjetër thotë se emërtimi i tij vjen nga feudali shqiptar i shekullit XV, Lekë Dukagjini.

Leku për pak vite mbush 100 vjet, një shekull…. Por, që një shekull është i shkruar gabim dhe askush nuk ka marrë mundimin të korrigjojë e t’i shkruajë saktë numrat te paratë.


Nuk është fjala vetëm për mosshkrimin e “ë”-së dhe “ç”-së, por për shkrimin gabim të numërorëve, si: “Pesë mijë lekë”, “Një mijë lekë”, “Dy mijë lekë”, që duhet të shkruhen ndaras, por që lekë janë: “Pesëmijë lekë”, “Dymijë lekë”, “Njëmijë lekë” etj.

Rregullat për t’i shkruar numërorët janë si më poshtë:

Numërori është pjesë e ligjëratës që tregon numra abstraktë ose sasi të caktuara sendesh a njerëzish. Ata janë:

1) fjalë të parme (numrat nga 1 deri në 10): një, dy, tre, katër, pesë…
2) të përngjitura (11 deri në 19), njëmbëdhjetë, tetëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë…
3) të përbëra (tridhjetë, pesëdhjetë… nëntëdhjetë, njëqind, dyqind etj.)
4) shprehje (njëzet e një… – 29; tridhjetë e një – 39… njëqind e një, një mijë, një mijë e një, pesë mijë, dhjetë mijë, njëqind mijë etj.).

Pra, numërorët shprehje shkruhen ndaras, vetëm kur dalin si mbiemra shkruhen bashkë (isha i njëqindedyti në radhë). /Portali Shkollor/