LAJMI I FUNDIT:

Dalin detajet e para se si Ronaldo i dha fund bashkëpunimit me agjentin Mendes

Dalin detajet e para se si Ronaldo i dha fund bashkëpunimit me agjentin Mendes

Cristiano Ronaldo thuhet se i kërkoi agjentit Jorge Mendes t’i siguronte atij një lëvizje te Bayern Munich ose Chelsea verën e kaluar – përpara se marrëveshjet e mundshme të soponin pasi të dy klubet u alarmuan se ylli kishte humbur fillimin e stërvitjeve parasezonale.

Portugez u nda nga Mendes vitin e kaluar, për t’i dhënë fund bashkëpunimit të tyre të gjatë, kur ai realizoi  intervistën e tij të diskutueshme me Piers Morgan.

Intervista çoi në largimin e 37-vjeçarit nga Manchester United dhe një transferim fitimprurës me 200 milionë euro në vit te skuadra e Arabisë Saudite, Al-Nassr, me kalimin që u realizua nga miku i tij i ngushtë Ricky Regufe.


Eskalon Piers Morgan: Fyen Ten Hagun, tallet me Unitedin dhe sulmuesin e tyre
Lexo po ashtu Eskalon Piers Morgan: Fyen Ten Hagun, tallet me Unitedin dhe sulmuesin e tyre

Një raportim i gazetës spanjolle “El Mundo” zbulon se Ronaldo i kishte dhënë Mendesit një ultimatum verën e kaluar pasi ylli kërkonte me dëshpërim një largim nga United pas dështimit të klubit për të siguruar futbollin e Ligës së Kampionëve.

“Bayern, Chelsea ose ne do të ndahemi”, thuhet se ka thënë Ronaldo, me urdhrin që ka ardhur “pasi Jorge Mendes i shprehu Cristianos mosmarrëveshjen e tij me shumë nga vendimet e tij në vitet e fundit, ku i pari ishte largimi nga Real Madrid”.

Mendes e kishte ofruar Ronaldon në disa klube gjatë afatit të transferimeve në verën e vitit 2022, me Bayern dhe Chelsea, klubet që kishin interesim më të madh për shkak të marketingut që mund t’u sillte.

Kush është Ricky Regufe, njeriu që i qëndron afër Ronaldos dhe organizon gjithçka në jetën e tij të re në Arabinë Saudite - madje edhe kontratën 200 milionëshe në vit
Lexo po ashtu Kush është Ricky Regufe, njeriu që i qëndron afër Ronaldos dhe organizon gjithçka në jetën e tij të re në Arabinë Saudite - madje edhe kontratën 200 milionëshe në vit

Të dy klubet thuhet se u tërhoqën nga një marrëveshje për Ronaldon pasi ai humbi stërvitjen parasezonale me United, duke pasur tashmë shqetësime për rënien e tij.

Pretendohet se zyrtarë nga klubet e thirrën Mendesin drejtpërdrejt për të informuar agjentin se nuk ishin më të gatshëm të realizonin një marrëveshje.

Ronaldo kishte shpjeguar gjatë intervistës së tij me Morgan se kthimi i tij i vonuar në stërvitjet parasezonale ishte për shkak të sëmundjes së vajzës së tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori