LAJMI I FUNDIT:

Dalin detaje nga takimi Berisha-Meta

Dalin detaje nga takimi Berisha-Meta

Partia Demokratike e Shqipërisë zbuloi disa detaje nga takimi mes kryetarit të saj Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të zhvilluar mëngjesin e të martës në selinë e PD-së.

“Sot në Selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë zotit Ilir Meta”, thuhet në njoftimin e PD-së.


“Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, iniciativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës. Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”, shton njoftimi.

Gjatë ditës, vetë Meta tha se është i gatshëm për bashkëpunim me opozitën e vërtetë, si dhe zbuloi se objektivi kryesor i forcës politike që drejton është sigurimi i vendit të parë sa i përket këshillave bashkiakë, ndërsa për kandidatët për kryebashkiakë nuk do të pengojë primaret e PD-së. /Telegrafi/