Me votat e tyre deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së djeshme i kanë dhënë fund legjislaturës së gjashtë të Parlamentit të Kosovës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se shumë shpejt do të shpallë datën e zgjedhjeve.
Në anën tjetër në Komisionin Qendror Zgjedhor kanë bërë të ditur se janë të gatshëm për zgjedhjet, dhe se kanë filluar disa përgatitje rutinore të cilat i ka lejuar Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka për Kosovapress ka deklaruar se janë duke pritur datën e saktë nga presidenti për të filluar përgatitjet intensive për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“KQZ që nga momenti i dorëheqjes së kryeministrit e kemi ditë që herë apo vonë zgjedhjet do të mbahen dhe kemi filluar me përgatitje rutinore aq sa na ka lejuar Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme. Dhe në momentin kur ta kemi datën e saktë nga presidenti i Republikës, ne do të fillojmë seriozisht të merremi me zgjedhjet”, thotë Daka.
Ndonëse është përfolur si datë e mundshme për ditën e zgjedhjeve 6 tetori, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor ka deklaruar se gjatë takimeve që ka pasur me presidentin, Hashim Thaçi, i ka rekomanduar disa data për të cilat nuk pranoi të flas.
Lidhur me afatet kohore për fushatën zgjedhore Daka tha se kjo varet nga arsyeshmëria që do ofrojnë partitë politike për zgjatjen e fushatës zgjedhore, dhe më pas kjo do jetë në dorën e KQZ-së.
“Natyrisht unë i kam shprehur mendimet lidhur me datat eventuale dhe me mundësinë që të na jepet sa më shumë mundësi për organizimin e zgjedhjeve, pra që të kemi data optimale në kuadër të 45 ditëshit ashtu siç e parasheh Kushtetuta. Megjithatë përzgjedhja e datës është e drejtë dhe në diskrecion të presidentit dhe vetëm ai ka të drejtë ta informojë publikun lidhur me data”, shprehet kryetarja e KQZ-së.
Edhe pse në KQZ deklarojnë se janë të gatshëm për zgjedhje, këtij komisioni ende po i mungon edhe një anëtar i ish-koalicionit PAN.
E për këtë kryetarja e KQZ-ës, Valdete Daka tha se ajo është kompetencë e presidentit të vendit, dhe se mungesa e një anëtari brenda KQZ nuk do jetë pengesë.
Me qëllim që i gjithë procesi zgjedhor të shkojë mirë, Daka tha se tanimë ky Komision ka bërë një plan të veprimit gjatë periudhës jashtë zgjedhore, por që kjo sipas saj varet edhe nga subjektet politike.
“KQZ tashmë i ka rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë, vëzhguesve vendorë dhe ne jemi munduar që në këtë periudhën jashtë zgjedhore të bëjmë një plan të veprimit dhe të fokusohemi në përmirësimin e organizimit të zgjedhjeve, gjithsesi ne do të bëjmë të gjitha ato çka na lejon ligji e Kushtetuta, pastaj në fund përsëri u mbetet subjekteve politike dhe atyre të cilët në ditën e zgjedhjeve e kanë tërë procesin në duart e tyre të vendosin se a do kemi zgjedhje fer dhe të drejta apo jo”, theksoi e para e KQZ-së.
Lidhur me rishikimin e listave votuese Daka tha se KQZ nuk i menaxhon listat, pasi që ato janë pronë e Agjencionit për Regjistrimin Civil.
Kryetarja e KQZ-së po ashtu ka deklaruar se derisa nuk është e ditur data se kur do mbahen zgjedhjet partitë politike nuk mund të aplikojnë që të jenë pjesë e garës në këto zgjedhje të parakohshme.
Daka ka siguruar që procesi zgjedhor do të mbahet në gjithë territorin e Kosovës, duke përshirë edhe veriun.
Kujtojmë që deri tek zgjedhjet e parakohshme erdhi pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit. Këtë vendim ai e mori pas ftesës që të paraqitet në Gjykatën Speciale si i dyshuar.
Pas kësaj Presidenti i vendit u kishte kërkuar koalicionit qeverisës një emër për mandatar në postin e shefit të Qeverisë por kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ishte përgjigjur si lider i koalicionit duke i kërkuar zgjedhje të reja, ndërsa Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që dje më 22 gusht 2019 të jetë seanca për shpërndarjen e Kuvendit ashtu edhe siç ndodhi./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVotoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert