LAJMI I FUNDIT:

Daka: Gati për zgjedhjet në veri, OSBE nuk do të ketë rol ekzekutiv (Video)

Daka: Gati për zgjedhjet në veri, OSBE nuk do të ketë rol ekzekutiv (Video)

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se OSBE-ja nuk do të ketë rol ekzekutiv në zgjedhjet e pjesshme lokale të 19 majit.

Daka, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se deri më tani përgatitja për zgjedhjet në veri ka shkuar sipas parashikimeve dhe nuk ka pasur ndonjë problem, marrë parasysh situatën e ndjeshme në atë pjesë të Kosovës.


Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se KQZ në fillim nuk ka cerfikuar anëtarët e Listës Serbe për shkak se ka munguar shumica prej 2/3 të gjithë anëtarëve të KQZ.

“Nga 11 anëtarët sa ka KQZ, nevojiteshin 8 vota që ne nuk ishin. Duhet të theksohet se anëtarët e KZQ-së nga Vetëvendosje nuk kanë votuar për certifikim të këtyre kandidatëve [nga Lista Serbe], duke treguar edhe arsyet e veta për këtë vendim. Pjesa tjetër e KQZ-së kanë thënë se këta kandidatë i kanë përmbushur kriteret e nevojshme për certifikim”.

Daka ka thënë se pas ankesës së Listës Serbe në PZAP, dhe vendimit të kësaj të fundit, KQZ nuk ka pasur alternativë tjetër, pos t’i certifikojë këta kandidatë.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka thënë se ky institucion ka personelin e vet edhe në këto komuna problematike të Kosovës dhe ata japin llogari para KQZ-së.

“Deri më tani ata zyrtarë [të KQZ në komunat veriore] nuk kanë deklaruar se kanë ndonjë presion. Nëse do të kishin do të duhej të raportonin në organet e sigurisë. Te unë deri tani nuk kanë raportuar ndonjë presion”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Daka ka thënë se KQZ ka memorandum bashkëpunimi organet e sigurisë në Kosovë, me të cilat bashkërendojnë operacionet para dhe pas zgjedhjeve.

“Ditën e zgjedhjeve përgjegjëse për siguri pas Policisë së Kosovës, janë edhe EULEX-I dhe KFOR-i, por kemi bashkëpunim edhe me OSBE-në”.

Ajo ka shtuar më tej se ky bashkëpunim me OSBE-në është vetëm teknik dhe nuk ka ndonjë rol tjetër.

“Misioni i OSBE-së nuk ka rol ekzekutiv në zgjedhje qysh nga viti 2008. Me theks të veçantë në zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017, OSBE-ja ka pasur rol këshill dhënës…Ne kemi zyrtarët tonë edhe në atë pjesë të Kosovës, por ndoshta nuk e kanë përvojën si në pjesën tjetër të Kosovës dhe këtu vijnë në pyetje këshillat e OSBE-s”, tha ndër të tjera Valdete Daka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori