E përditshmja britanike, DailyMail, i ka dedikuar një artikull të gjatë nënës së këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Vera Sahatçiu-Orës.
Ata kanë cituar faktin se si një nënë e guximshme që ka fituar betejën me kancerin, tani pa hezitim publikon fotografi me bikini në rrjetet sociale, duke i kthyer ato në një kampanjë vetëdijësuese për gratë që përballen me një sëmundje të tillë.
“Vera Ora dukej rrezatuese ndërsa pozoi të martën në bikini për një kauzë të fuqishme”, nis shkrimin e saj e përditshmja DailyMail, transmeton Telegrafi.
Psikiatria e NHS është një e mbijetuar nga kanceri i gjirit dhe ka punuar me stilisten Melissa Odabash në një fushatë për të promovuar vetëdijen për sëmundjen.
Vera, e cila është nëna e sensacionit të muzikës pop, Rita Ora, 28 vjeçe, dukej ballëlartë ndërsa pozonte me bikini rozë.
Ajo më parë ka modeluar për gamën e rrobave të pas-mastektomisë së Melissa Odabash dhe falënderoi stilisten për përfshirjen e saj në një fushatë tjetër.
Vera u solidarizua me të prekurat nga kancerit i gjirit në një intervistë për revistën “Future Dreams” dhënë muaj më parë, duke thënë se ajo dëshiron të rrisë vetëdijen dhe të frymëzojë gratë e tjera për të rikthyer besimin e tyre duke i dalë përpara me këtë fushatë bikinive.
Vera iu nënshtrua një mastektomie (metodë që aplikohet në situata kur kirurgjia mbrojtëse e gjirit nuk është e përshtatshme), pasi u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2005, kur ishte vetëm 39 vjeçe.
Shqiptarja e kujton atë kohë duke u shprehur: “E gjithë familja ka mbetur ende nga ankthet që pëson kanceri. Rita bëhet me ankth dhe ndonjëherë ka sulme paniku”.
“(Në atë kohë) Rita u rebelua pak, duke u larguar nga shkolla për disa javë. Ishte shpëtimi i saj mendor”, ka rrëfyer nëna e këngëtares së suksesshme.
Javën e kaluar, nënë-bijë dukeshin të lumtura, ndërsa ndanin me fansat imazhe nga pushimet e tyre luksoze në plazhjet e Malibusë.
Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” vuri në pah linjat e saj trupore me rroba banje në ngjyrën e ylberit, të prodhuara nga Gucci, ndërsa nëna e saj dukej gjithashtu mahnitëse në bikini portokalli.
Duke pranuar që nuk është një fanse e pamjes së vajzës së saj në rroba banje, Vera shkroi në Instagram: “Wow çfarë pamje e bukur e oqeanit ….! Gjithashtu në mendjen time si nënë po mendoj: A mundet që rrobat e banjës së stilit të viteve ’50 të kthehen në modë tani ju lutem”.
Biondja vazhdoi t’i këshillojë prindërit se si duhet t’u drejtohen fëmijëve të tyre me mendimet e tyre pa i fërkuar ata në mënyrën e gabuar.
https://www.instagram.com/p/B0hwtnmgQRT/
Ajo shpjegoi: “Mund të thuash e çuditshme për mua që e postoj këtë, por unë jam ndonjëherë pa kuptim(qesh)!
“Unë thjesht ndihem si nënë e dy vajzave të reja të bukura që po eksplorojnë bukurinë dhe stilin e tyre në mënyra të ndryshme.
‘Për të shmangur mosmarrëveshjet në lidhje me pamjen dhe sjelljen e tyre, më e mira është të bisedoni me to me qetësi (thënë më lehtë, atëherë bëhet me lehtësi) të jepni këshilla, t’i mbështesni ato, të vlerësoni rininë e tyre dhe të mbroni bukurinë / trurin e tyre!
‘Për mua kjo më ndihmon të qëndroj e motivuar në një proces dhe përmirëson besimin / marrëdhënien tonë duke qenë thjesht të hapura me njëra-tjetrën. Në fakt kjo është një betejë që nuk mund ta fitoni, kështu që festojeni atë përkundrazi.
Në fillim të këtij muaji, Vera ndau një mesazh për të mbijetuarat nga kanceri i gjirit në një postim fuqizues në Instagram.
“Unë modelova për bamirësi si ambasadore e tyre jo sepse jam modele profesionale por për të rritur ndërgjegjësimin dhe për t’i ndihmuar të gjitha gratë e prekura të rikthejnë besimin e tyre”, tha Vera. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Stresi për Gjestin: Nuk është lehtë të bësh dy Big Brother, e shoh fitues - është kryefjala

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë