LAJMI I FUNDIT:

DailyMail: Adoleshentët shqiptarë hyjnë ilegalisht në Britani dhe u bashkohen bandave të drogës

DailyMail: Adoleshentët shqiptarë hyjnë ilegalisht në Britani dhe u bashkohen bandave të drogës

DailyMail raporton se adoleshentët shqiptarë po hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe po u bashkohen më pas bandave të drogës, me qëllim që të dërgohen në burg dhe për të kërkuar azil.

Të rinjtë e dëshpëruar sipas mediumit britanik po përfundojnë në disa kafene që përdoren si mbulesë për aktivitete të paligjshme nga bandat sikurse Hellbanianz dhe shpejt rekrutohen për të punuar në fermat e kanabisit ose për të shpërndarë drogë në pronat e Britanisë, transmeton Telegrafi.


Të vëzhguar nga afër prej bandave, adoleshentët punojnë për të shlyer borxhin e tyre ndaj personave që i ndihmuan për të hyrë në vend dhe për të dërguar para në shtëpi.

Nëse kapen nga policia, burrat pranojnë burgun pasi avokatët e mafias përdorin një arsyetim për të bllokuar deportimin në Shqipëri duke pretenduar se ishin viktima të skllavërisë moderne, ka pohuar një ekspert i bandës.

DailyMail shkruan se shqiptarët përbëjnë përqindjen më të madhe të njerëzve që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm vitin e kaluar kishin hyrë 12,561 persona, duke udhëtuar me anije të vogla.

Bandat shqiptare siç raportohet kanë kapur kontrollin e ekonomisë së kokainës në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 20 vjetëve të fundit pasi kanë krijuar një aleancë me kartelet e drogës në Amerikën Latine.

Midis tyre, banda Hellbanianz që gjendet në pronën Gascoigne në Barking, që gjendet në Londër lindore, konsiderohet një grup me ndikim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori