Dafina Zeqiri tashmë ka lansuar të gjitha këngët e albumit të saj të ri, "The Absolute Vol.1".

Në mesin e bashkëpunimeve që ka sjell, ajo një të tillë e ka realizuar edhe me reperin MC Kresha.


"Luj" tani ndodhet më videoklip në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të artistes shqiptare.

Screenshot 22 17 Foto: Screenshot/YouTube

Ajo vjen e veçantë në klip, ku e ka realizuar në një mënyrë tejet unike.

Teksti është shkruar nga Dafina, Elinel dhe MC Kresha me melodi po ashtu nga këngëtarja.

Screenshot 23 16 Foto: Screenshot/YouTube

Producimi u bë nga Rzon me video nga Sekuencë.

Të gjitha këto këngë të Zeqirit janë prit mirë e kanë grumbulluar miliona klikime. /Telegrafi/