LAJMI I FUNDIT:

Daçiq thotë se Prishtina po planifikon një sulm në veri të Kosovës

Daçiq thotë se Prishtina po planifikon një sulm në veri të Kosovës

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ka akuzuar sërish Prishtinën zyrtare për mos implementim të marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë formimin e asociacionit të komunave serbe. Ndërsa, aksionin e policisë në veri kundër krimit të organizuar, e ka quajtur ‘akt të papranueshëm me qëllim të frikësimit të serbëve në Kosovë’.

Gjatë fjalimit në seancën e KS të OKB-së mbi raportin e rregullt tremujor të UNMIK-ut për punën e këtij misioni në Kosovë, Daçiq ka kërkuar që Kosova dhe Serbia  të zbatojnë marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e BE-së.


“Deklarata e Thaçit na bëjnë të pyesim se çfarë kemi bërë deri më tash. Pyetja është a ka qenë dialog ky në fakt. Serbia ka kërkuar dialogun, por ky është ofendim edhe për bashkësinë ndërkombëtare se nuk janë implementuar marrëveshjet. Si partner i përgjegjshëm Serbia ka zbatuar të gjitha marrëveshjet, por përfaqësuesit e Prishtinës kanë thënë se nuk do ta zbatojnë shumë qartë dhe kanë kërcënuar BE-ë duke thënë se do të bashkohen me Shqipërinë dhe t’i aneksojnë edhe tri komuna në Serbi. Kush mund të na bindë se Prishtina nuk do të sillet në të njëjtën mënyrë edhe në të ardhmen. Tash vijnë edhe kërcënimet e kryeministrit të Shqipërisë për bashkim me Kosovën”, tha Daçiq.

Ai ka folur edhe rreth aksionit të policisë në veri të Kosovës, pasi sipas tij ‘përdorimi i tepruar i forcës policore ishte me qëllim të frikësimit të serbëve në Kosovë, dhe se ky akt i papranueshëm nëse nuk ndëshkohet, popullata serbe në Kosovë do të jetë e frikësuar”.

Sipas tij, asnjë forcë e sigurisë nuk mund të shkojnë në veri pa e njoftuar KFOR-in, gjë e cila nuk është plotësuar në këtë rast dhe se dy pjesëtarë të UNMIK-ut, njëri prej tyre rus, është rrahur, arrestuar dhe shpallur person non-grata.

“Edhe anëtarët e UNMIK-ut nuk janë më të sigurt në Kosovë kur pjesëtarët e tij janë të padëshiruar nëse nuk i shkojnë përshtati Prishtinës. Pa kurrfarë trupi, Prishtina i ka ofruar misionit të rishikojë prezencën e vet në veri. Ne jemi shumë larg nga situata stabile në Kosovë. Rrezikshmëria e situatës mund të jetë e kushtueshme dhe se zhvillimet e fundit tregojnë se askush nuk mund ta marrë përgjegjësinë e këtij rreziku”, u shpreh ai.

Daçiq tha se “Prishtina po planifikon një sulm në veri” dhe kërkoi që “kjo të parandalohet për të mos u shkaktuar një gjakderdhje e re”.

Duke folur rreth dialogut, ai tha se një gjë e tillë është pamundur të bëhet për shkak “të fajit të Prishtinës”, e cila ka krijuar pengesa vazhdimisht përmes vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe.

“Prishtina bën hapa të tillë për të mos ardhur deri te dialoguSerbia do të vazhdoj për zbatimin e objektivave pa ndryshimin e mandatit të UNMIK-ut. Nuk mjafton që negociatat të vazhdojnë në ëktë moment, nuk kemi partner për një dialog serioz e të ëprgjegjshëm. Si mund t’i heqim pengesat kur njëra palë vendos penegsa. Prishtina ka vendosur taksë 100% ndaj produkteve serbe që nuk ndodhë askund në botë. Jo vetëm që lë anash provokimet por Prishtina bënë hapa sistematik për të mos e bërë të mundur dialogun. Si ta kuptojmë ndryshe platformën e dialogut, kur Prishtina thotë se i evtmi qëllimë shtë njohja e e Kosovës nga Serbia.

Daçiq ka folur edhe për skandalin e deputetës Flora Brovina lidhur me shfaqjen e fotografisë në Kuvendin e Kosovës.

“Deputetja Flora Brovina në Kuvendin e Kosovës ka shfaqur një fotografi para mediave në Kuvendin e Kosovës si provë e përdhunimit nga forcat serbe, dhe pas hulumtimit u nxorr ëprfundimi që fotografia ishte e rrejshme. Mediat në Prishtinë raprotuan që fotografia nuk kishte të bënte fare me Kosovën. Drejtësia për viktimat duhet të arrihet me keqpërdorim, me deklarata të rrjeshme. Ajo ka fyer të gjitha vitkimat. Serbia dënon secilën vepër të dhunës seksuale ën konflikte dhe bënë thirrje ën drejtësi. Për të arritur këtë na duhet qasje racionale. Numri i viktimave nuk e zbut efektin dëmtues, por manipulimi me shifra është dëmtues”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori