LAJMI I FUNDIT:

Daçiq do të kandidonte për president të Serbisë, por jo si kundër kandidat i Vuçiqit

Daçiq do të kandidonte për president të Serbisë, por jo si kundër kandidat i Vuçiqit

Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe lideri i SPS-së, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për president të Serbisë nëse Aleksandar Vuçiq nuk kandidon në zgjedhjet presidenciale.

Daçiq foli edhe rreth vendimit që të kenë një listë zgjedhore ndaras nga SNS-i i Vuçiqit.


Ai në programin e mëngjesit të televizionit Kurir ka paralajmëruar se Kuvendi i Serbisë do të shpërndahet më 15 shkurt. Pas kësaj do të shpallen zgjedhje të parakohshme, sqaroi ai, raporton b92.

Gjenerali i pensionuar Zdravko Ponosh, kundërkandidat i Vuçiqit për zgjedhjet presidenciale në Serbi
Lexo po ashtu Gjenerali i pensionuar Zdravko Ponosh, kundërkandidat i Vuçiqit për zgjedhjet presidenciale në Serbi

“Duhet të shpall zgjedhjet presidenciale më 2 mars. Sot është miratimi i ligjeve zgjedhore për të cilat kemi rënë dakord me opozitën, të cilat mundësojnë kontroll të gjerë të procesit zgjedhor. Nuk morën pjesë vetëm Dragan Gjilas dhe Vuk Jeremiq”, tha kreu socialist i Serbisë

Ai kujtoi se koalicioni SNS dhe SPS vazhdon prej 10 vitesh dhe theksoi se janë krenarë për rezultatet që kanë arritur. Daçiq ka shpjeguar edhe pse po garojnë të ndarë në zgjedhjet parlamentare.

“Matematikisht fitojmë më shumë nëse dalim në dy lista. Këtu nuk ka probleme, por është një vendim politik racional. Rëndësi ka që çdo gjë të shkojë mirë dhe dikush të mos thotë nesër se zgjedhjet janë jolegjitime. Tashmë opozita pretendon se do të fitojë. Por, edhe po përgatiten për demonstrata. Kjo është sjellje e panatyrshme”, tha Daçiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Disa vende të NATO-s

Disa vende të NATO-s "po lobojnë për më shumë guxim" kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Helikopteri iranian nuk e kishte sistemin e tij të sinjalizimit fare ose e kishte fikur, thotë ministri turk

Helikopteri iranian nuk e kishte sistemin e tij të sinjalizimit fare ose e kishte fikur, thotë ministri turk

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Kalo në kategori