Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, duke thënë se më logjike do të ishte që SHBA-ja dhe Britania e Madhe të tërheqin njohjet, se sa Rusia të pranojë Kosovën e pavarur.
Presidenti Thaçi ka thënë se njohja e Kosovës nga pala ruse do të ndikonte që Serbia të heqë dorë nga mitologjia e rreme.
Por, Daçiq në konferencën e sotme për media me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov në Beograd, tha se retorika “shqiptaromadhe” është kërcënimi më i madh në rajon.
“Më logjike do të ishte që SHBA-ja dhe Britania e Madhe të tërheqin njohjen e Kosovës dhe kjo do të ndikonte në uljen e retorikës “shqiptaromadhe”, e cila paraqet kërcënimin më të madh në rajon”, tha Daçiq, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, Sergej Lavrov tha se Rusia ka bërë të ditur qëndrimin e saj sa i përket Kosovës dhe se deklarata e presidentit Thaçi nuk mund ta ndryshojë këtë.
“Ai, ashtu sikurse edhe shumica e politikanëve në Prishtinë, duhet të merren me punët e veta dhe sidomos me faktin se janë të akuzuar ‘për kryerje’ të krimeve të luftës”, tha Lavrov dhe përsëriti se Rusia i përmbahet Rezolutës 1244 të OKB-së për dallim nga disa vende evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTaravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert