Situatën aktuale në veri të Kosovës, Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, e vlerësoi si një luftë nervash dhe se do ta fitojë ajo palë që ruan gjakftohtësinë.
Kryeparlamentari serb ka thënë për “TV Pink” se në veriun e Kosovës po zhvillohet një betejë e madhe diplomatike, nëse do të vazhdohet tutje me aksione të njëanshme, apo nuk do të lejohen ato, dhe do të respektohet ajo që është nënshkruar më herët, duke shtuar se na pret një periudhë intensive [diplomatike].
“Perëndimi do të donte të gjente një zgjidhje për problemin në Kosovë dhe Metohi, por ajo tashmë e ka ideuar, dhe kjo është njohja e pavarësisë së shtetit ‘të rremë’. Ata do të donin që kjo të zgjidhet në atë mënyrë, qoftë me dashamirësi apo me forcë”, tha Daçiq, transmeton Telegrafi.
Ai tha se shumë njerëz e ndezin fitilin në Kosovë “sepse nëse situata është e qetë, humb rëndësia e rolit të tyre kur bëhet fjalë për përfaqësuesit ndërkombëtarë”.
“Ata me vitet të tëra janë në Kosovë, madje edhe në BeH, me motivacionin për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal. Çfarë do të bënin ata nëse do të kishte vërtet stabilitet rajonal, nëse nuk do të kishte incidente dhe të gjitha problemet do të zgjidheshin”, tha Daçiq.
Sipas tij, ana tjetër e motivimit për shkaktimin e incidenteve është agresiviteti i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili po përpiqet të tregojë se qeveria e tij është e para që ka legjitimitet, dhe se ato të mëparshmet ishin të pavlefshme.
“Ne kemi menduar se Hashim Thaçi ishte i keq dhe se nuk kishte më të keq, por u shfaq Ramush Haradinaj e tani Kurti”, tha Daçiq. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'