LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Kosova kthehet në rendin e ditës së OKB-së

Daçiq: Kosova kthehet në rendin e ditës së OKB-së

Sesioni i parë i ardhshëm, në të cilin do të diskutohet një raport mbi situatën në Kosovë është planifikuar për 14 nëntor, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Programi i punës së KS të OKB-së për nëntor u miratua, ku seanca mbi Kosovën u kthye përsëri në agjendë dhe u caktua për 14 nëntor,” tha Daçiq për Tanjug.


Ai shpjegoi se disa vende kërkuan që Kosova të mos jetë në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por nuk kërkuan votim për të, por vendimin ia lanë kryesuesit.

“Dua të falënderoj Kinën për mbështetjen jashtëzakonisht të rëndësishme që Kosova do të jetë përsëri në agjendën e OKB-së, si dhe Rusinë dhe anëtarët e tjerë të OKB-së që e mbështesin propozimin,” tha Daçiq.

Siç mëson agjencia e lajmeve serbe Beta, më 14 nëntor, do të shqyrtohet raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antony Guterres mbi punën e UNMIK-ut.

Në shtator, Këshilli i Sigurimit u kryesua nga Shtetet e Bashkuara, i cili gjithashtu ndryshoi formatin, ndërsa në tetor u kryesia nga Bolivia. Nga sot Presidenca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është marrë nga Kina. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori