Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Prishtina është vazhdimisht duke kërkuar alibi për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, duke shtuar se “Kosova nuk dëshiron të hyjë në INTERPOL për luftimin e krimit, por për të treguar se është shtet”. Ai ka porositur se derisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244 e KS të OKB, nuk do të ketë ushtri të Kosovës.
Shefi i diplomacisë serbe, ka thënë për RTS,se nisma për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri “është një përpjekje e vendeve perëndimore për t’ua bërë qejfin autoriteteve kosovare”.
Ai kujton deklaratën e zëdhënëses Përfaqësueses së Lartë të BE-së, së BE-së, Maja Kocijançiq, duke theksuar se ajo gjithmonë flet me një qëndrim “i dënon të gjitha palët ose i bën thirrje të gjitha palëve”, por shton se “ajo sot ka thënë qartë se ata e përkrahin transformimin e FSK-së, por vetëm në bazë të Kushtetutës”. “Kjo është në kundërshtim me Kushtetutën, andaj nuk ka asgjë prej kësaj [transformimit të FSK-së]”, tha Daçiq, përcjell Telegrafi.
Ai vuri në dukje se herën e fundit Shtetet e Bashkuara kanë qenë të ashpra në reagimin [ndaj Kosovës], “por tani pak kanë lëshuar pe, për shkak të skenës së brendshme politike”.
Daçiq thotë se, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, vazhdimisht kërkohet një alibi që ajo të mos përmbushet. “Dhe kjo është ajo që iriton. Deri kur do të tolerohen shqiptarët, si dikush që nuk plotëson atë çfarë nënshkruhet dhe që shkaktojnë destabilitet në rajon”, tha ministri serb.
Duke folur për iniciativën që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL, Daçiq tha se kjo është një situatë e pazakontë, sepse Kosova bashkëpunon me INTERPOL-in përmes UNMIK-ut.
“Kosova nuk dëshiron të anëtarësohet në INTERPOL, për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit dhe terrorizmit. Kosova dëshiron INTERPOL për të treguar dhe dëshmuar se është shtet. Kjo është arsyeja pse nuk do të hyjë në INTERPOL”, tha ai.
Në pyetjen se çfarë i duhet Kosovës ushtria, Daçiq tha se “Rezoluta 1244 thotë se e vetmja forcë e armatosur në Kosovë është KFOR-i. Ajo nuk ka ndryshuar, nuk është hequr. Derisa ajo është në fuqi {Rezoluta 1244], nuk ka ushtri të Kosovës”, ka thënë Daçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'