Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka publikuar një video në të cilën shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq në oborrin e Manastirit të Banjskës, pas sulmit kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit më 24 shtator.
Sipas Sveçlës, Radoiçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa të tjerë.
“Kryekrimineli Radoiçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve”, ka njoftuar Sveçla.
Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup personash të maskuar dhe të armatosur derisa po shkonte për ta hetuar bllokimin e një rruge nga dy kamionë pa targa në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit, policia vrau tre sulmues të nacionalitetit serb, ndërsa i arrestoi tetë të tjerë.
Radoiçiq – nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, Listës Serbe – kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe është gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për “përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar”.
Pas publikimit të kësaj video, ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka pretenduar se këto pamje janë “mashtrim”.
“Këtu po përpiqet të tregojë se ka qenë Milan Radoiçiq apo Zvonko Veselinoviq që i kanë kryer këto veprime. Në anën tjetër të thonë se Vuçiq është organizator”, thuhet në reagimin e Daçiqit.
Mirëpo, presidenti serb Aleksandar Vuciq, gjashtë muaj më parë, personalisht e kishte thënë se Radoiçiq qëndron mbrapa personave të maskuar në veri të Kosovës.
Madje Vuciq kishte thënë se “kur të gjithë në Mitrovicë të Veriut ishin me maska, një person ka qenë pa të”.
“Pasi që njerëzit nuk e dinë, do t’ju tregoj diçka për herë të parë që njerëzit ta marrin vesh në Serbi. Kur ata dërguan njësitë speciale, kanë hyrë njerëzit tanë nga veriu i Kosovës dhe e kanë marrë Mitrovicën, pra thjesht si vend të çliruar. Të gjithë kanë qenë me maska pos njërit që ka qenë pa maskë”, ka thënë ai mes tjerash Vuciq gjatë takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Në këtë takim kanë qenë të gjithë zyrtarët e kësaj partie, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq e zyrtarë të tjerë.
Radioiçiq është nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Ai është zgjedhur nënkryetar i kësaj partie, pak muaj pas vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq më 2018. Emri i tij lidhet edhe me këtë vrasje.
Katër vjet pas vrasjes së Ivanoviqit, në janar të vitit 2022, Radoiçiqi është shpallur sërish në kërkim nga autoritetet e drejtësisë së Kosovës, nën dyshimet se ka ndikuar në frikësimin e dëshmitarëve në rastin e njohur si “Brezovica”.
Një muaj më vonë, ai i ka ikur Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak dhe ka hyrë nga Serbia në Kosovë. Në korrik të atij viti, ai është futur sërish në mënyrë ilegale në territorin e vendit tonë dhe përmes një video-mesazhi, ka thënë se serbët e dinë se çfarë do të thotë për ta kthimi i tij në Kosovë.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2021, Departamenti amerikan i Thesarit e ka sanksionuar Radoiçiqin, bashkë me Zvonko Veselinoviqin, vëllain e tij, Zharkon dhe dhjetë persona të tjerë të lidhur me ta.
Në sqarim është thënë se Radoiçiqi ka qenë zëvendës i Veselinoviqit dhe udhëheqës i një grupi të organizuar kriminal. Po ashtu, është thënë se Radoiçiqi ka qenë përgjegjës për kontrabandën e armëve në grupin e krimit të organizuar të Veselinoviqit.
Autoritetet amerikane thonë se grupi kriminal i Vesellinoviqit është i përfshirë në një skemë të gjerë të ryshfetit, të cilët lehtësojnë tregtinë e paligjshme të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Një vit më vonë, më 2022, Radoiçiqi është sanksionuar edhe nga Britania e Madhe, në kuadër të skemës së saj për luftim të korrupsionit në nivel botëror. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

"Nesër do të jetë natë e madhe, do t'i them gjërat ashtu siç janë", çfarë po paralajmëron Trumpi?

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Hungaria bllokon planin e BE-së për garanci sigurie dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës