LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq e thotë zyrtarisht se prapa personave të maskuar në veri të Mitrovicës ka qenë Millan Radojçiqi

Vuçiq e thotë zyrtarisht se prapa personave të maskuar në veri të Mitrovicës ka qenë Millan Radojçiqi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dje ka takuar disa nga përfaqësuesit e Listës Serbe dhe përkrahësve të tyre në qytetin e Rashkës në Serbi për të diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet Kosovë – Serbi.

Ajo çfarë është parë nga ky takim është se shumica e zyrtarëve të partisë “Lista Serbe” kanë qenë aty edhe kanë bërë pyetje, duke akuzuar Prishtinën për presion.


Aty, natyrisht ka qenë në krye të vendit edhe Millan Radojçiqi që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e që kërkohet gjithashtu nga drejtësia e Kosovës, shkruan Telegrafi. 

Lista serbe gjatë takimit me Vuçiqin
Lista serbe gjatë takimit me Vuçiqin

Ajo çfarë Vuçiqi pranon zyrtarisht është se prapa maskave në Mitrovicën e veriut ka qenë vet Radojçiqi.

Personat me maska në pjesën veriore të Kosovës gjatë barrikadave

Madje presidenti serb pretendon se ‘kur të gjithë në Mitrovicë të veriut ishin me maska, një person ka qenë pa të’….

“Pasi që njerëzit nuk e dinë, do t’ju tregoj diçka për herë të parë që njerëzit ta marrin vesh në Serbi. Kur ata dërguan njësitë speciale, kanë hyrë njerëzit tanë nga veriu i Kosovës dhe e kanë marrë Mitrovicën, pra thjesht si vend të çliruar. Të gjithë kanë qenë me maska pos njërit që ka qenë pa maskë…”, ka thënë ai mes tjerash në këtë takim, transmeton Telegrafi.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe Blerim Vela nga Presidenca e Kosovës.

“ Vuçiq duke lavdëruar të sanksionuarin e SHBA-ve dhe Britaninë e Madhe kriminelin Radoiçiq si pjesë e grupeve të armatosura që ai pretendon se kanë hyrë në Mitrovicën e Veriut. Një pranim flagrant i agresionit të Serbisë ndaj veriut të Kosovës përmes taktikave ruse të ‘burrave të vegjël të gjelbër’! Radoiçiq dhe banditë e tij do të përballen me drejtësinë kosovare”, ka shkruar në Vela në Twitter.

Vuçiq sërish e mbron Milan Radoiçiqin që njihet si drejtues i grupeve kriminale në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Vuçiq sërish e mbron Milan Radoiçiqin që njihet si drejtues i grupeve kriminale në veri të Kosovës
Personat me maska në pjesën veriore të Kosovës gjatë barrikadave

Ndryshe, në këtë takim kanë qenë të gjithë zyrtarët e Lista serbe, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq e zyrtarë të tjerë.

Në anën tjetër liderja e Lëvizjes Evropiane të serbëve në Kosovë, Rada Trajkoviq ka deklaruar se Vuçiq po bën përpjeke që rëndësinë dhe rolin e tij në nivel ndërkombëtar ta ruajë përmes çështjes së Kosovës.

Trajkoviq për Danas tha se gjithçka që Vuçiq dhe Lista Serbe në Kosovë duan ta bëjnë, e bëjnë përmes mafies dhe strukturave paralele. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori