LAJMI I FUNDIT:

Dacia është një hit në Britani – 200,000 vetura të shitura

Dacia është një hit në Britani – 200,000 vetura të shitura

Tetë vjet pasi hyri zyrtarisht në tregun e Mbretërisë së Bashkuar, Dacia ka shitur 200,000 vetura të saj atje.

Dacia u bë e disponueshme për blerësit britanikë vetëm vonë në 2013, me çmime “të përballueshme” dhe katër vjet më vonë ata festuan shitjen e 100,000-të të veturave.


Tani Dacia po shënon dorëzimin e 200,000 automjetit në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kjo është blu metalike Sandero Stepway Prestige.

Kujtojmë Dacia është një kompani nga Rumania dhe së fundmi ka treguar rezultate të mira të shitjeve në secilin shtet. /Telegrafi/