LAJMI I FUNDIT:

D4D bën thirrje për zgjedhje të drejta dhe pa incidente

D4D bën thirrje për zgjedhje të drejta dhe pa incidente

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) i ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike, të cilat garojnë në zgjedhjet e nesërme lokale që të kontribuojnë për zgjedhje të drejta, demokratike dhe pa incidente.

Njëkohësisht D4D ka bërë thirrje për respektimin e kodit të mirësjelljes, respektimin e heshtjes zgjedhore, si dhe përmbajtjen nga përdorimi i gjuhës që nxit konflikte.

“Duke e ditur rolin e komisionerëve të subjekteve politike gjatë procesit zgjedhor, D4D gjithashtu fton të gjithë komisionerët për profesionalizëm dhe paanshmëri duke kontribuar në integritetin e zgjedhjeve. Në frymën e një procesi zgjedhor që ka për qëllim edukimin e votuesve, e veçanërisht votuesve të rinj, D4D gjatë kësaj kohe ka realizuar fushatën ‘Zgjedh për me Zgjidhë’ Kjo fushatë edukuese ka përfshirë rreth 1200 të rinj dhe të reja, të cilët në mënyrë aktive kanë qenë pjesë e punëtorive, seancave të simulimit të zgjedhjeve, takimeve avokuese me kandidatët për kryetarë komunash  dhe marrjes së informacioneve për mënyrën e votimit”, thuhet në një komunikatë të D4D-së.

Instituti D4D po ashtu ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të dielëntë marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori