LAJMI I FUNDIT:

Cybertruck i tregon Lamborghinit Urus se kush “është bosi” në garë – “e lë me gishta në gojë”

Cybertruck i tregon Lamborghinit Urus se kush “është bosi” në garë – “e lë me gishta në gojë”

Një garë midis Lamborghinit Urus dhe Cybertruckut të sapo lansuar e nxori disa herë fitues këtë të fundit, dy automjete të shtrenjta që garuan në një pistë gjysmë kilometër.

Në garë ishte varianti Cyberbeast i Cybertruckut njëherësh versioni me tri motorë me vozitje me të gjitha rrotat, që ka një peshë 3,084 kilogram dhe kushton për t’u blerë 96,390 dollarë, transmeton Telegrafi.


Lamborghini Urus në anën tjetër që njihet si një ndër SUV-ët me ‘përshpejtimin më të madh”, në këtë video ka një motor 4.OL V8 Twin Turbo, është versioni me vozitje me të gjitha rrotat që ka një peshë 2,199 kilogram dhe kushton 208 mijë dollarë.

Gara u mbajt në një rrugë të “shtruar” në fabrikën e Tesla-s në Teksas.

Shpejtësinë nga pika 0 në 96 kilometër në orë, Cyberbeast e arrin për 2.6 sekonda, ashtu edhe siç ka paralajmëruar shefi i Tesla-s, Elon Musk. Ndërkaq, Urus e arrin këtë për 3.1 sekonda.

Tesla Cybertruck posedon 845 kuaj fuqi derisa Lamborghini Urus 650 kuaj fuqi.

Videoja e cila u publikua nga Carwow tregonte garën mes të dyja automjeteve luksoze, njëri me karburant dhe tjetri me bateri.

Cybertrucku doli disa herë fitues në këtë garë, duke mposhtur modelin e brendit të njohur luksoz, Lamborghini. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Ngau veturën nën ndikim të alkoolit, shoferja nga Michigan përfundoi me mjetin e varur në tabelën e komunikacionit

Ngau veturën nën ndikim të alkoolit, shoferja nga Michigan përfundoi me mjetin e varur në tabelën e komunikacionit

Auto
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!

Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!

EVs
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Auto
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të

Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të

Auto
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!

Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!

Auto
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
Kalo në kategori