LAJMI I FUNDIT:

Cunami arrin në brigjet e Japonisë pas shpërthimit vullkanik nënujor në Tonga

Cunami arrin në brigjet e Japonisë pas shpërthimit vullkanik nënujor në Tonga

Një cunami i shkaktuar nga një shpërthim masiv vullkanik nënujor pranë Tongës arriti në brigjet e Japonisë vonë të shtunën dhe herët të dielën, derisa agjencia e motit paralajmëroi se valët deri në 3 metra mund të godasin disa zona.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një paralajmërim për cunami u lëshua fillimisht për ishujt Amami dhe Tokara të Japonisë dhe më vonë u shtri në brigjet e prefekturës Iwate. Valët deri në 3 metra ishin të mundshme në ato zona, tha agjencia.


Bëhet e ditur se në rrethin Kominato në Ishullin Kagoshima të Amami Oshima, një cunami prej 1.2 metra u vu re në orët e vona të së shtunës.

Deri më tani nuk ka pasur raportime për të lënduar apo edhe për dëme në Japoni për shkak të cunamit. /Telegrafi/