LAJMI I FUNDIT:

Çulev për ngjarjet në Strugë: Policia nuk ka mundur të reagojë më ashpër, ka mundur të eskalojë situata

Çulev për ngjarjet në Strugë: Policia nuk ka mundur të reagojë më ashpër, ka mundur të eskalojë situata

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në faqen e tij në Facebook, informon se Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me ngjarjen në Strugë, fillimisht ka vepruar në mënyrë parandaluese me qëllim të pengimit të grupimit të qytetarëve.

Ai shkruan se ka qytetarët në Strugë kanë reaguar ndaj policisë, ndërsa këta të fundit nuk kanë dashur që të përshkallëzohet situata dhe janë tërhequr, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ka pasur tentim që të nëpunësve policorë të pengohet përfshirja e tyre efektive në parakalimin me ç’rast kanë hasur në sjellje e cila nuk ka qenë e mundur tërësisht të pengohet me intervenim më rigoroz policor për shkak të mundësisë për reagim më të ashpër të besimtarëve dhe eskalim të situatës. SPB Strugë, masat e mëtejme për realizimin e plotë të rastit i udhëheq në koordinim me PTHP-në kompetente. Në mënyrë plotësuese nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm do të ndërmerren aktivitete me qëllim të përcaktimit të shkeljes eventuale të autorizimeve policore nga nëpunësit policorë të cilët e kanë siguruar ngjarjen konkrete”.

Qindra besimtarë ortodoksë në Strugë festuan pa maska dhe pa largësi trupore
Lexo po ashtu Qindra besimtarë ortodoksë në Strugë festuan pa maska dhe pa largësi trupore

“Është e domosdoshme qytetarët t’i respektojnë masat me qëllim që të pengohet përhapja e mëtejme e koronavirusit. Distanca sociale, përdorimi i pajisjes mbrojtëse dhe respektimi i vendimeve për grupim janë të domosdoshme me qëllim të pengimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë së shkaktuar nga Kovid-19”, thekson Çulev.

Ai në fund shton se Ministria e Punëve të Brendshme, edhe në të ardhmen do t’i ndërmarrë të gjitha masat me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori