LAJMI I FUNDIT:

Çulev: Gjendja e sigurisë në kufirin jugor është stabile

Çulev: Gjendja e sigurisë në kufirin jugor është stabile

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev së bashku me disa ambasadorë, nëpunësit policorë e të cilëve marrin pjesë në operacionet e përbashkëta në kufirin jugor, sot i vizituan vendkalimin kufitar Bogorodicë dhe qendrën e përkohshme transite në Gjevgjeli.

Në takimin me udhëheqësinë e vendkalimit kufitar Bogorodicë, ministri Çulev u njoftua me gjendjen me migracionin ilegal dhe statistikën lidhur me kontrabandimin e emigrantëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Theksi u vendos në bashkëpunimin me nëpunësit e huaj policorë, të cilët së bashku me nëpunësit tonë policorë janë angazhuar në sigurimin e kufirit dhe të cilët japin kontribut të madh në ballafaqimin me këto probleme”, kumtoi sot MPB-ja.

Në këtë moment në kufirin tonë jugor, përfundimisht me 1 shkurtin, ka 141 nëpunës policorë të sistemuar nëpër stacione policore për kontrolle mjekësore dhe mbikëqyrje kufitare në Bogorodicë, Dojran të Vjetër dhe Mexhitli.

Gjatë vizitës në qendrën transitore në Gjevgjeli, ministri Çulev u njoftua me gjendjen momentale, me gjendjen me migracionin ilegal, si dhe me mënyrën në të cilën funksionojnë operacionet e përbashkëta në kufirin jugor.

Në luftën me emigracionin ilegal, tha Çulev, krahas nëpunësve tanë policorë, kontribut të madh japin edhe nëpunësit policorë nga Austria, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Polonia, Sllovenia, Kroacia dhe Serbia, të cilët aktivisht marrin pjesë në operacionet e përbashkëta në kufi, që si projekt është vazhduar deri 31.08.2020, respektivisht deri te operacionizimi i Marrëveshjes me FRONTEKS, falë Bashkimit Evropian dhe IOM-it./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori