LAJMI I FUNDIT:

Çuçi: Shtetasit e Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri vetëm me dokument identifikimi

Çuçi: Shtetasit e Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri vetëm me dokument identifikimi

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi deklaroi sot në daljen për mediet pas mbledhjes së qeverisë se sot u miratua një vendim i rëndësishëm që lidhet me krijimin e lehtësive të lëvizjes në Ballkanin Perëndimor.

Çuçi tha se vendimi ka të bëjë më lëvizjen e lirë të shtetasve në Ballkanin Perëndimor vetëm me dokument identiteti.


“Është një marrëveshje që është nënshkruar në Berlin në nëntorin e vitit të kaluar dhe tashmë qeveria shqiptare e miraton këtë gjë. Që do të thotë që me hyrjen në fuqi të këtij vendimi të gjithë shtetasit e Ballkanit Perëndimor mund të vijnë dhe qarkullojnë lirshëm në Shqipëri vetëm me dokumentin e identitetit”, tha ministri.

“Kjo është në frymën e dy nismave shumë të rëndësishme për forcimin e rajonit dhe Ballkanit Perëndimor, të nismës së Berlinit dhe Ballkanit të Hapur, një nga tre shtyllat siç e kemi thënë lëvizja e lirë e njerëzve, kapitalit dhe e mallrave”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori