Ai është i vendosur të ndjek hapat e nënës së tij Victoria, pasi ajo arriti famë globale si pjesë e Spice Girls.

Dhe karriera si këngëtar për Cruz Beckham duket se do të jetë në rrugën e duhur pasi ai thuhet se po punon me kompozitorin e Rita Orës.


Këngëtari aspirante, 17 vjeçe, publikoi këngën festive “If Everyday Was Christmas” në 2016.

63160859 11285529 image a 108 1665015584001

Sipas The Mirror - muzikanti i ri po punon me yllin suedez Koda për një projket të ri, emri i vërtetë i të cilit është Kristoffer Eriksson.

Artisti fitoi një çmim prestigjioz BMI në Londër këtë javë, për një nga veprat më të interpretuara me këngën e tij, “You”.

63160759 0 image a 95 1665014105677

Në fillim të këtij viti, djali i David dhe Victoria Beckham zbuloi se ishte bashkuar me shkrimtarin e Justin Bieber, Poo Bear, i cili ishte pas hitit të njohur si “Where Are U Now”, dhe në prill, Cruz nënshkroi me ekipin menaxhues të Ellie Goulding, Tap.

Adoleshenti ka mësuar të luajë kitarë, piano dhe bateri, madje edhe mandolinë, dhe tha se fokusi i tij është 'thjesht të bëjë muzikën që dua'.

61622555 11135639 image a 165 1661198738799

Në gusht, Cruz doli në skenë për të performuar në Miami me një grup rock-u.

Performuesi përditësoi llogarinë e tij në Instagram teksa kënaqi fansat me shfaqjen e tij, ndërkohë nderoi karrierën e nënës së tij të famshme duke veshur një bluzë të ish-grupit të saj. /Telegrafi/

61637037 11135639 image a 41 1661242084900