LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo zbulon formacionin me lojtarët më të mirë që ka luajtur gjatë karrierës së tij

Cristiano Ronaldo zbulon formacionin me lojtarët më të mirë që ka luajtur gjatë karrierës së tij

Cristiano Ronaldo ka përpiluar një formacion me emrat e ish-bashkëlojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur gjatë karrierës së tij të shkëlqyer.

Gjatë gjithë karrierës së tij fenomenale, portugezi luajti për Sporting Lisbonën, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe tani në Al Nassr.

Portugezi ndau fushën me disa nga lojtarët më të mirë që ka parë ndonjëherë bota e futbollit.


Pse Cristiano Ronaldo i lyen thonjtë e këmbëve, të njëjtën gjë bëjnë edhe luftëtarët e UFC-së
Lexo po ashtu Pse Cristiano Ronaldo i lyen thonjtë e këmbëve, të njëjtën gjë bëjnë edhe luftëtarët e UFC-së

Në dhjetor 2022, Ronaldo u transferua në Lindjen e Mesme pasi qëndrimi i tij i dytë me United përfundoi me hidhërim.

Në një intervistë të fundit me Goal Arabia, atij iu kërkua të përpilonte një formacion me lojtarët më të mirë që ka luajtur.

Ronaldo shkoi me ish-kapitenin e Spanjës dhe Madridit, Iker Casillas në portë, përpara se të zgjidhte një katërshe mbrojtëse të përbërë nga Sergio Ramos, Rio Ferdinand, Giorgio Chiellini dhe Marcelo.

Ofertë rekorde nga Al Nassr për Zidanen: Francezi mund të bëhet trajneri më i paguar në histori të futbollit
Lexo po ashtu Ofertë rekorde nga Al Nassr për Zidanen: Francezi mund të bëhet trajneri më i paguar në histori të futbollit

Në mesfushë, pesë herë fituesi i Topit të Artë zgjodhi dyshen e Madridit, Toni Kroos dhe Luka Modric, së bashku me të madhin e United, Paul Scholes.

Ronaldo më pas zgjodhi treshen e tij sulmuese, duke përzgjedhur Gareth Bale, Karim Benzema dhe Wayne Rooney. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori