Cristiano Ronaldo u largua pa u mbyllur ndeshja nga Old Trafford - kjo ka bërë që fansat e Manchester United ta kritikojnë për mosrespekt

Cristiano Ronaldo u largua herët nga miqësorja e Manchester United me Rayo Vallecanon, duke intensifikuar edhe më shumë thashethemet mbi të ardhmen e tij në “Old Trafford”.
Ronaldo dëshiron të largohet nga klubi pasi United nuk luan në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Ai luajti 45 minutat e para të miqësores të së dielës kundër Rayo Vallecano dhe u prit mirë dhe me entuziazëm nga tifozët e Unitedit që ishin të pranishëm.
Por një tifoz i United në Twitter postoi dy foto të Ronaldos jashtë stadiumit, duke pretenduar se ylli portugez u largua para mbylljes së ndeshjes.
Kjo lëvizje e tij është kritikuar nga shumë fansa të klubit, duke thënë se portugezi po tregon mosrespekt.
Klubi ka postuar një video të tij gjatë ndeshjes në Old Trafford.
Ai u largua nga loja në mes të pjesëve, duke u zëvendësuar nga Amad Diallo./Telegrafi/





















































